Letrat erotike që Napoleoni i dërgonte gruas së tij Jozefinës

5 Maj 2023, 12:53 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Letrat erotike që Napoleoni i dërgonte gruas së tij

Ata u takuan në vitin 1795 kur gjenerali i ri Napoleon ishte 26 vjeç dhe Jozefina (ose Marie Josèphe Rose Tascher de la Pagerie) ishte 32.

Ai ishte i magjepsur me të dhe ajo u bë e dashura e tij menjëherë pas kësaj. Ata u martuan një vit më vonë në 1796. Dashuria e tyre ishte e trazuar dhe pasionante, veçanërisht për Napoleonin.

Ai shpesh shkruante për " Jozefinën e tij të adhurueshme " kur ishte larg në një fushatë, ndonjëherë dhe sapo kishte zbritur nga kali. Napoleoni  i shkroi letra të shumta Jozefinës , disa prej të cilave ishin mjaft të erotike.

21 nëntor 1796

Po shkoj të fle, vogëlushja ime Jozefinë, me zemrën mbushur me imazhin tënd dhe tepër i trishtuar që jam kaq larg teje; por shpresoj që pas pak ditësh të jem më i lumtur e të mundem të të shfaq dashurinë time të fortë, që më ka frymëzuar këto kohë.

Ti nuk më shkruan më, nuk e mendon më mikun tënd të mirë; grua e pashpirt! Vallë nuk e di se pa ty, pa zemrën tënde, pa dashurinë tënde, nuk ka më mirësi për bashkëshortin tënd, as jetë?! Oh Zot! Oh sa i lumtur do të ndihesha sikur të isha pranë teje në kohën kur ti bën banjën; shpatullat e tua të vogla, gjokset e vogla e bardhoshe, elastike e të forta dhe, mbi të gjitha, parajsa e vogël me shaminë kreole, që dua ta kafshoj; ti e di shumë mirë që nuk i harroj vizitat e shkurtra aty brenda; të kujtohen mirë…

Parajsën tënde e puth mijëra herë dhe pres me padurim momentin kur të ndodhem pranë e ta vizitoj.

I gjithi i yti, jeta ime, mirësia ime; kënaqësia ime është ajo çka ti më bën të ndiej.

Të jetosh brenda një Jozefine është si të jetosh në Champs Elysée.

Puthje buzëve të tua, syve, shpatullave, kraharorit, ngado, ngado!

Nga dashuria e madhe Napoleoni e  kurorëzoi Jozefinën  perandoreshë të francezëve në 1804. Por për shkak se ajo nuk ishte në gjendje t'i jepte trashëgimtarin që ai donte aq shumë, Napoleoni  u divorcua nga Jozefina  pesë vjet pas kurorëzimit të saj.

Megjithatë, edhe pas ndarjes së tyre dhe rimartesës së Napoleonit  me një princeshë austriake, ai ende këmbënguli që Jozefina të mbante titujt e saj të perandoreshës.

"Është vullneti im që ajo të mbajë gradën dhe titullin e perandoreshës,  që ajo të mos dyshojë kurrë në ndjenjat e mia dhe që të më kujtojë si mikun e saj më të mirë dhe më të dashur".

Joséphine vdiq nga pneumonia në 1814. Ndërsa emri i saj ishte ndër fjalët e fundit të  Napoleonit në shtratin e tij të vdekjes në Shën Helena më 1821./Alfapress.al 

Po ndodh...

ide