Mbushi 120 vjeç/ Historia e “Cadillac Motor Company”, (GM), makina luksoze që e ëndërrojnë të gjithë

23 Gusht 2022, 13:51 / MADE IN ALFA ALFA PRESS
Mbushi 120 vjeç/ Historia e “Cadillac Motor Company”, (GM),

Feston 120 vjetorin e krijimit, (22 gusht 1902), kompnia e famshme e makinave luksoze “Cadillac Motor Company”, e cila ndryshoi botën në këtë fushë.

Divizioni i makinave Cadillac Motor është divizion i prodhuesit amerikan të automobilave General Motors, (GM), që projekton dhe ndërton automjete luksoze.

Tregjet e saj kryesore janë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Kina. Prodhimet Cadillac shpërndahen në 34 tregje të tjera në mbarë botën. Automobilat Cadillac janë në krye të makinave të luksit brenda Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2019, Cadillac arriti shitje rekord të 390,458 automjete në mbarë botën.

Cadillac është ndër markat e para të automobilave në botë, e katërta në Shtetet e Bashkuara pas Autocar Company (1897) dhe markave të tjera GM Oldsmobile (1897) dhe Buick (1899). Ajo mori emërin e Antoine de la Mothe Cadillac (1658-1730), i cili themeloi Detroit-in, Michigan. Logoja e Cadillac bazohet në stemën e tij.

Në kohën kur General Motors bleu kompaninë në vitin 1909, Cadillac ishte tashmë një nga prodhuesit kryesorë të makinave luksoze në Amerikë. Këmbyeshmëria e plotë e pjesëve të tij precize kishte mundësuar vendosjen e themeleve të prodhimit masiv modern të automobilave.

Cadillac ishte në krye të përparimeve teknologjike, duke futur sisteme të plota elektrike, transmision manual pa përplasje dhe çatinë prej çeliku. MotorI V8 i saj vendosi standardin për industrinë amerikane të automobilave.

Cadillac kishte makinën e parë amerikane që fitoi trofeun Dewar të Klubit Mbretëror të Automobilave të Mbretërisë së Bashkuar duke demonstruar me sukses gjatë një testi besueshmërie në 1908 këmbyeshmërinë e pjesëve përbërëse të tij; nga ku e ka origjinën slogani i firmës "Standardi i Botës".

 Ajo fitoi trofeun përsëri në 1912 për inkorporimin e ndezjes dhe ndriçimit elektrik në prodhimin e automobilave./ Përgatiti Sokol Neçaj

 

 

Po ndodh...