Pervjetori/ Naim Frasheri poeti që i ngriti monument Shqipërisë

25 Maj 2022, 19:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

Pervjetori/ Naim Frasheri poeti që i ngriti monument Shqipërisë

Sot është një ditë e veçantë për ne shqiptarët.

Është 176 vjetori i lindjes të poetit tonë kombëtar Naim Frashëri.

Korça jonë ka edhe një arsye më shumë të ndihet krenare për të, sepse ai ishte nip i saj. (Nëna e Naimit ishte nga dera e Mytevelinjve, themeluesve të qytetit).

Poetët kombëtare nuk janë poetët më të mirë të një kombi në vlerësimin artistik.

Ata edhe mund të mos kenë marrë pjesë asnjëherë në aktivitete ndërkombëtare kushtuar poezisë; mund të mos kenë marrë asnjëçmim letrar apo titull zyrtar vlerësues nga pushtetarët e vendit të tyre.

Poetët kombëtarë nuk emërohen, ata e fitojnë këtë status vetiu, nga ajo çfarë kanë bërrë për popullin e tyre.

Ata lindin në epoka të veçanta të dhimbjes kolektive dhe me vargun e tyre lehtësojnë dhe fisnikërojnë shpirtrat e bashkëkombasve të vet, mbushin me optimizëm dhe ngjallin shpresë, por edhe mobilizojnë që, me përpjekje të përbashkëta, të mbrihet në ditë më të mira.

Të tillë kanë qenë për italianët, Alessandro Manxoni; për serbët, Vuk Karaxhixh; për rusët, Aleksander Pushkin, apo për hungarezët, Petefi Shandor. Të tillë do të mbeten për ne shqiptarët, Naimi nga toskët dhe Fishta nga gegët.

Ndonse atdheu i Naimit ishte në gjendje të mjeruar, ndonse mbisundonte ngado përçarja fetare, ndonse fqinjët nxitonin t'a kafshonin nga të gjitha anët, ai e deshi Atdheun ashtu siç qe, ndryshe nga shumë prej nesh që s'lemë gjë pa sharë e pa thënë për të, ndonse nuk bëjmë asgjë për t'a ndihmuar atë të rimëkembet. Ja çfarë qe Atdheu për Naimin.

O Atdhe ! Më je i dashur sa më s'ka,

Më je nënë, më je motër, më je vlla,

Nga ç'ka rrotull më i shtrenjti ti më je,

Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhe !

PS. Një nga fotot më mbresëlenese të familjes të Frashërllinjve. E shkrepur në 1883, në shtëpinë e Samiut, në Stamboll.

Mungon Abdyli, i internuar dy vjet më parë, pas shtypjes të Lidhjes të Prizerenit (1881). Djathtas në këmbë, Samiu, ka vënë dorën mbi shpatullën e Halitit, djalit të madh të Abdylit. Majtas, Naimi me Asijen, e cila ka mbështetur dorën e djathtë mbi gjoksin e Mit'hatit. Djathtas, ulur, Ballkezi, bashkëshortia e Abdylit./ Pergatiti Klodi Stralla

Pervjetori/ Naim Frasheri poeti që i ngriti monument Shqipërisë

Po ndodh...

ide