Sekrete Historike/ Historia e vajzës së preferuar të Adolf Hitler-it

19 Shtator 2022, 08:53 / MISTERE ALFA PRESS

Sekrete Historike/ Historia e vajzës së preferuar të Adolf

"Për fat të keq është vajzë, por zemra ime është e mbushur me gëzim. Do e quajme Helga. "
(Ditari i Joseph Goebbels, 1 shtator 1932)

Helga, ishte femija më i madh i Joseph Goebbels, Ministrit të Propagandës Naziste. Ai dhe gruaja e tij Magda, patën 6 femije, 5 vajza dhe një djalë. Të gjithë emrat e tyre fillonin me H, referuar Hitlerit.

Nazistet e tjerë me pozitë i kishin dërguar femijet e tyre jashtë vendit për t'i mbrojtur. Por Goebbels-at vendosen që femijet e tyre duhet te rriteshin prane Partisë.

Femijet Goebbels konsideroheshin femijet ideale naziste.

Gjithsesi bëhej mjaft propagandë duke nxjerre Hitlerin të përqafuar në foto me femijet. Hitleri nuk kishte femije te vet biologjik. Ai shpenzonte mjaft kohe ne vilen Goebbels. Femijet e Joseph ishin nder njerezit e preferuar te tij, vecanerisht Helga. Ajo ishte "vajza e babit'', preferonte të atin me teper, sesa nenen e saj.

Ajo ulej të degjonte, pa kuptuar gjë, prane zyrtareve naziste, '' me syte qe i shndrinin". Shume shpesh Hitleri e mbante atë në prehrin e tij, pinte cokollate të nxehtë ose dilte shetitje në park me të. Ai madje bente shaka duke thene se sikur të ishin në moshë afer njeri- tjetrit, do benin nje lidhje te mire martesore.

Ne 22 prill 1945, familja Goebbels u zhvendos ne bunker.

"Në bunker, 12 vjecarja Helga, dukej e merzitur. Kishte nje shprehje te trishtuar në syte e saj të medhenj blu. Sikur ta ndjente rrezikun. "

(Traudl Junge, nje nga sekretaret e Hitlerit)

Me 30 prill 1945 Hitleri u vetvra. Rregjimi nazit u rrezua.

Ne 1 maj 1945, Joseph Goebbels, urdheroi një dentis gjerman, Helmut Kunz, t'u injektonte 6 fëmijeve te tij morfine. Kur ata ishin pa vetedije, Magda, u hodhi cianid ne gojë. Pasi femijet e tyre vdiqen, ata u vetevranë. Nje ushtar gjerman, duke ndjekur urdhrin e Joseph të dhënë paraprakisht, e qelloi trupin e tyre me arme zjarri. Me pas trupat u dogjen.

Ruset zbuluan te gjithe trupat, ne 2 maj 1945.

Në fytyren e Helges u gjeten te nxira dhe nofulla ishte thyer. Mesa duket vajza ishte zgjuar dhe ishte perpjekur te mbijetonte duke kundershtuar me force nenen e saj. Goebbels-at lidhen jetën e tyre dhe të fëmijeve të tyre me fatin e Nazizmit./Alfapress.al

 

 

 

Po ndodh...