Mourinho i “tërheq” veshin Kylian Mbappe-s për sjelljen e tij

Një episod i ri ka tërhequr vëmendjen në ambientin e Real Madridit, me Kylian Mbappén në qendër të diskutimeve për shkak të sjelljes së tij gjatë rikuperimit nga dëmtimi në gju.
Sipas emisionit spanjoll “El Chiringuito”, José Mourinho ka zhvilluar të martën një takim privat me sulmuesin francez në qendrën stërvitore të Real Madridit.
Trajneri portugez, sipas raportimeve, i ka tërhequr vëmendjen Mbappés për disa nga veprimet e tij të fundit.
Në qendër të debatit kanë qenë disa fotografi dhe video të publikuara në rrjetet sociale, ku Mbappé është parë në Paris me partneren e tij, ndërsa në një tjetër pamje shfaqet duke ngarë biçikletë.
Kjo e fundit ka shkaktuar veçanërisht shqetësim, pasi Mourinho më herët e kishte paralajmëruar për rrezikun e mundshëm të këtij aktiviteti gjatë rikuperimit.
Megjithatë, trajneri portugez thuhet se i ka bërë të qartë Mbappés se do të vazhdojë ta mbrojë publikisht përballë mediave dhe tifozëve, ndërsa brenda dhomave të zhveshjes do të jetë më kërkues dhe strikt.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
