Njihuni me ‘amerikanët e Bashës’, syri.net fut në një thes Zogajn, Gjekmarkajn, Markun me Brahon, Çupin dhe Ngjelën
Syri.net nëpërmjet një shënimi të shkurtër ka analizuar të ashtuquajturin grup pro-amerikan të cilët në medie mbështesin Lulzim Bashën dhe qëndrimet e tij. Ajo që bie në sy është se sëbashku me Spartak Brahon, Frrok Çupin dhe Spartak Ngjelën që njihen prej vitesh si anti-berishistë të theksuar ndër vite kanë në një llogore edhe demokratë si Preç Zogaj, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, të cilët në betejën brenda PD-së janë pozicionuar krah Bashës.
Shkrimi i plotë i syri.net
‘Amerikanët’ e Bashës
Syri.net nëpërmjet një shënimi të shkurtër ka analizuar të ashtuquajturin grup proamerikan të cilët në medie mbështesin Lulzim Bashën dhe qëndrimet e tij. Ajo që bie në sy është se sëbashku me Spartak Brahon, Frrok Çupin dhe Spartak Ngjelën që njihen prej vitesh si antiberishistë të theksuar ndër vite kanë në një llogore edhe demokratë si Preç Zogaj, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, të cilët në betejën brenda PD-së janë pozicionuar krah Bashës.
Mirëpo një grup intelektualësh fluturakë që më shumë frymëzojnë meme në median sociale, janë rreshtuar në krah të Lulzim Bashës, duke mbrojtur gjasme me një servilizëm qesharak madhështinë dhe drejtësinë e Amerikës.
Mes tyre bien në sy emra si Preç Zogaj, Frrok Çupi, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Spartak Ngjela e Spartak Braho.
Një armatë delirantësh që pretendon se po mbron interesat amerikane.
Ky është një miks që çdo amerikan me parime do e kishte neveritur në kulm.
Ekipi i propagandës ka në përbërje ka një ish- hetues të Enver Hoxhës dhe dy të tjerë janë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Për Uashingtonin, që ka bërë luftërat më të mëdha dhe përpjekjet kundër komunizmit, ky duhet të jetë një problem. Sigurisht jo për të dërguarit e SHBA që prej kohësh kanë adoptuar retorikën dhe stilin monist të diplomacisë.
Dy të tjerë nga skuadra e propagandës lëvizin sa me Berishën, sa me Metën dhe sa me Bashën, në bazë të asaj kush u ofron pazarin më të madh. Ndër ta spikat Agron Gjekmarkaj, që deri pak ditë para se ta vendoste Basha në listë, i lutej LSI për ta vendosur të parin në Lezhë.
Kjo është përzierja toksike që ka vendosur të bëjë mbrojtjen e Bashës dhe interesave amerikane. Një grup që po bën avokatinë e zhdukjes së pluralizmit. Një grup që po duartroket për eleminimin e opozitës. Një grup që po feston shfarosjen e lirisë dhe sovranitetit. Një grup që do ia kishte pështirosur çdo qytetari, amerikan apo jo, me sadopak njohuri për parimet demokratike.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
