OBSH: Një nga katër gra shtatzëna në Europë konsumon alkool/ Mjekët: Ja çfarë i shkakton bebit

10 October 2026, 20:10 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
OBSH: Një nga katër gra shtatzëna në Europë konsumon

 

Popullata europiane është konsumatorja më e madhe e alkoolit. përpos kësaj shqetësuese është përdorimi i alkoolit tek gratë shtatzëna. Sipas OBSH, 1 në 4 gra shtatzënë në Evropë, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, konsumon alkool, por për ekspertët konsumimi i alkoolit shkakton problematika sipër nënën edhe për fetusin.

“Rekomandimi është shmangia e plotë e alkoolit gjatë shtatzënisë duke qenë se alkooli kalon placentën  dhe mund të arrijë tek fetusi. Në këto kushte ai krijon edhe efekte anësore, aborti spontan, lindje e parakohshme, anomali të ndryshme kongenitale”, tha Diana Canaj, bstetër-gjinekologjike te Koço Glozheni.

Për fetusin problemet janë më të mëdha.

“Një kufizim në rritjen e betit ka dhe probleme të tjera, anomali deri të ndryshimet neurologjike të bebit. Duke qenë se substanca kryesore është etanoli ai kalon barrierë plancetare…”, tha Diana Canaj.

Në popullatë konsumimi i alkoolit lidhet me rreziqe për zhvillimin e sëmundjeve jo-ngjitëse, siç janë sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e zemrës dhe lloje të ndryshme të kancerit, si dhe me probleme të shëndetit mendor dhe çrregullime të sjelljes, si depresioni, ankthi. Alkooli është një kancerogjen i njohur dhe konsumimi i tij rrit rrezikun e disa llojeve të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, mëlçisë, kokës dhe qafës, ezofagut dhe atij kolorektal. /tvklan.al

Po ndodh...