Pensionisti: Marr 170 mijë të vjetra pension, nuk dalin as për të shlyer ujë e drita. Gjendja duhet të ndryshojë
Një nga protestuesit Baxhul Merkaj deklaroi se ka punuar gjithë jetën dhe se sot në pleqëri nuk merr më shumë se 170 mijë lekë të vjetra.
Merkaj shprehet se pensioni që merr nuk del as për të shlyer dritë e ujë apo për të pirë një kafe me miq.
Ai bëri thirrje, që gjendja të ndryshojë.
Pensionisti Baxhul Merkaj: Unë quhem Baxhul Merkaj dhe kam shkruar disa libra. Unë them se këtu duhet të ndryshojnë gjërat, ndryshimi është emancipim i shoqërisë.
Ndryshimi është të ecësh përpara e jo mbrapa. Kam një jetë që punoj dhe jap për artin. Kam punuar që 19 vjeç dhe marr 170 mijë lekë të vjetra pension.
Këto nuk dalin as për të shlyer ujë e drita, nuk më dalin as për të pirë një kafe me miqtë. 15 vite nuk m’i kanë hedhur sepse edhe gënjejnë, kur në fakt kam qenë në punë.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
