Përvetësuan rreth 5 milionë euro përmes mashtrimit me Call Centera, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimet me mbi 100 vite burg për 16 të pandehurit, grupit të Bruno Çobos, që mashtruan qytetarët evropianë përmes Call Centerave.
Kreu i grupit, Bruno Çobo u dënua nga Shkalla e Parë me 12 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul në 8 vite burg. Elisa Çaçi, Gilbert Pushani, Valbona Abedinaj dhe Erion Kastrati u dënuan me 7 vite e 4 muaj burgim secili.
Ndërsa Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci, Gjin Shelnishta, Antoneta Malo, Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna u dënuan secili me nga 6 vite e 8 muaj burgim.
Bruno Çobo drejtonte grupin që përfitoi 4.7 milionë euro duke mashtruar qytetarët evropianë përmes Call Centerave. Çobo u ekstradua nga Adu Dabi për në Shqipëri më 13 mars 2024.
Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.
DENIMET:
Bruno Çobo – 8 vite burgim
Elisa Çaçi (Caci) – 7 vite e 4 muaj burgim
Gilbert Pushani – 7 vite e 4 muaj burgim
Aldo Pasku – 6 vite e 8 muaj burgim
Bruno Gjika – 6 vite e 8 muaj burgim
Rezarta Ibrahimi (Çaçi) – 6 vite e 8 muaj burgim
Valbona Abedinaj – 7 vite e 4 muaj burgim
Erion Kastrati – 7 vite e 4 muaj burgim
Orland Cani – 6 vite e 8 muaj burgim
Florjan Bregu – 6 vite e 8 muaj burgim
Hamit Dobi – 6 vite e 8 muaj burgim
Greta Gjoci (Pepa) – 6 vite e 8 muaj burgim
Gjin Shelnishta – 6 vite e 8 muaj burgim
Antoneta Malo (Pepkolaj) – 6 vite e 8 muaj burgim
Silvana Veliu – 6 vite e 8 muaj burgim
Mojsi Zuna – 6 vite e 8 muaj burgim
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
