"1 m2 tokë = 1 Euro", Misiraj denoncon zhverësimin e tokës: 1 m2 plasmas = 2 Euro

29 Prill 2025, 13:54 / POLITIKË ALFA PRESS

"1 m2 tokë = 1 Euro", Misiraj denoncon zhverësimin e

Kandidati për deputet në qarkun Fier, i Koalicionit Euroatlantik, Burhan Misiraj, denoncon zhvlerësimin e tokës që sipas tij ka ardhur nga interesat e një grupi njerëzish që e trajtojnë Shqipërinë si pronën e tyre private.

Duke evidentuar çmimin e një metri katror tokë, vetëm 1 euro, Misiraj, e krahason atë me një metër katror plastmas i cili vlerësohet dyfish nga toka.

Videomesazhi i tij mbyllet me thirrjen: T’i kthejmë vlerën tokës, duke votuar koalicionin euroatlantik, numrin 4.

Postimi i plotë:

Toka nuk meriton të zhvlerësohet në këtë formë për interesa të disa personave që e shohin Shqipërinë si pronë private te tyre.
Ti kthejmë vlerën që i takon tokës!
#votoKoalicioniEuroatlantik4
#votoburhanmisiraj