
100 minutat e Trump në Kongres/ Gaba: Po kthen politikën e forcës, mund të përcaktojë dhe fatin e Shqipërisë!

Amerika është rikthyer,” tha Donald Trump, duke përdorur të njëjtën frazë që Joe Biden përdori për të siguruar aleatët e tij pasi mundi presidentin aktual në vitin 2020.
Në fjalimin më të gjatë ndonjëherë në një seancë të përbashkët të Kongresit nga një president amerikan Trump deklaroi se kishte trashëguar një Amerikë në prag të kolapsit: njëzet e një milionë emigrantë të paligjshëm, një ekonomi të mbërthyer nga inflacioni, qytete të dëmtuara nga krimi dhe trafiku i paligjshëm.
Për të analizuar fjalimin 100-minutësh të Trump, të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ishin të ftuar gazetari Gentian Gaba dhe analisti Indrit Vokshi.Për gazetarin Gaba, Trump po reformon politikën e jashtme të SHBA pasi kjo është dëshirë e vetë popullit amerikan.
“Në domeinin e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk vlerësohet me ndjeshmëri, por me një monedhë tjetër në arenën ndërkombëtare, që është forca. Përsa mund të na pëlqejë apo jo, ne duhët të kuptojmë që po hyjmë në një epokë të re që po ngjason me një epokë të shkuar, kur rendi i mëparshëm botëror, qeverisej me zona influence dhe kjo është një fakt që po e shohim çdo ditë të shpalosur nga fjalët e presidentit Trump. Një kthim te politika e forcës, duke pasur parasysh që Amerika ka vuajtur këto kohë peshën e rëndë të mbajtjes e vetme e rolit të policit të botës. Ka pasur probleme që sollën zgjedhjen e Trumpit dhe rizgjedhjen e tij në 2024 sepse amerikanët të parë kërkojnë një model të qeverisjes botërore të bazuar në një rishpërndarje të detyrave. Amerikanët po e bëjnë këtë dke u distancuar nga disa prej akteve ndërkombëtare, infrastrukturës së sigurisë ndërkombëtare që kanë ndërtuar ata sepse fatkeqësisht për ta, edhe kështu e gjykojnë ata, e konsiderojnë të papërshtatshme për momentin e tyre histori. Këto janë ndryshime që mund të përcaktojnë edhe për mirë edhe për keq fatin tonë, nga pikëpamja e sigurisë, nga pikëpamja e ekonomisë”,- u shpreh Gaba.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128