
Berisha sposton Ilir Metën nga Lista e Mbyllur në Tiranë, ja ku e çon!

Ndërkohë që data 12 Mars po afron me shpejtësi, (Afati i fundit për dorëzimin e emrave të kandidatëve në KQZ), brenda Partisë Demokratike duket se ka turbullira të shumta. Koalicioni që shpalli Berisha, Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 26 parti, ka në dispozicion vetëm 42 emra për vende të mbyllura.
Pikërisht për këtë pjesë të tortës po bëhet e gjithë lufta, edhe pse mësohet se tashmë Berisha i ka përcaktuar emrat në 90%. Deri më tani nga aleatët, mësohet se një deputet të sigurt, (Veten), kanë siguruar, Fatmir Mediu, PAA e Agron Dukës, (Durrës), Shpëtim Idrizi, (Flitet se Mesila Doda futet si propozim i PD), Vangjel Dule, por edhe Nard Noka është gati i kopsitur.
Nga ana tjetër, tashmë është e firmosur dhe e garantuar se PL e Ilir Metës ka siguruar 4 emra në Listën e Mbyllur. Vetë Meta i cili gjendet në burg, Tedi Blushi, Erisa Xhixho dhe Edmond Haxhinasto. Gjithashtu edhe Përparim Spahiu ish-deputet i LSI, mund të futet në Listën e Mbyllur të Dibrës nga ana e PD, ndaj edhe konkuroi në Primare.
Por pikërisht për kandidatët e sigurt të PL, duket se do ketë surpriza. Alfapress.al ka mësuar se Sali Berisha pas negociatash të shumta e ka bindur Ilir Metën që të spostohet nga Lista e Mbyllur e Tiranës, te ajo e Fierit. Në Tiranë do të jetë Tedi Blushi, në Elbasan Edmond Haxhinasto, kurse për Erisa Xhixhon nuk është përcaktuar ende Qarku.
Mësohet gjithashtu se pas një lufte të gjatë të dështuar të Metës me Berishën që PL të ketë të payjytën 5 deputetë të sigurt, Petrit Vasili është tërhequr përfundimisht dhe nuk do të garojë as në listat e hapura në shenjë revolte.
Edhe pse me negociata të vështira, spostimi i Ilir Metës prej Berishës nga Tirana në Fier, duket se ka të bëjë me kalkulimet e emrave në gjithë vendin dhe hesapet qark më qark.
Njëkohësisht, Berisha, e cilëson betejën në Tiranë si vendimtare për një rezultat të mirë dhe emri i Metës si një i burgosur për korrupsion por edhe si të padëshiruar nga baza demokrate, e cila nuk harron piruetat e ish-presidentin me Ramën në vitin 2013 dhe largimin nga puna, (ose konvertimin në lsist), të shumë demokratëve në institucionet e drejtuara prej LSI, në bashkëqeverisjen me socialistët/Alfapress.al

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128