
Champions/ VAR-i i prish festën Kvaratskhelias, Barça mbetet me 10 lojtarë ndaj Benficas

5 Mars 2025, 21:57 / SPORT
Sfida mes PSG dhe Liverpool e cila po luhet në këto momente në “Parc des Princes”, po dhuron spektakël, ashtu siç edhe pritej.
Në minutën e 20-të, Kvaratskhelia shënoi një gol shumë të bukur, por festa e gjeorgjianit dhe yjeve të PSG-së u prish nga ndërhyrja e VAR, që e anulloi golin për pozicion të parregullt të njërit prej lojtarëve të ekipit francez. SHIKO GOLIN E ANULLUAR
Në “Estsdio da Luz”, Barcelona mbetet me 10 lojtarë, pasi Pau Cubarsi u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 22-të, pasi ishte lojtari i fundit që pengoi në kufijtë e zonës së rreptësisë sulmuesin e Benfica-s, Pavlidis. SHIKO RASTIN
Në “Allianz Arena”, Bayern po udhëheq 1-0 ndaj Leverkusen, pas golit të Harry Kane në minutën e 9-të.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
Nga Albi Xhunga
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128