"21 janarin"/ Si Berisha tentoi të shfajësohej, Komandati i Gardës Ndrea Prendi u mbrojt nga avokati që mbron tani ish-kryeministrin

21 Janar 2024, 11:58 / POLITIKË ALFA PRESS

"21 janarin"/ Si Berisha tentoi të shfajësohej, Komandati i

Shqiptarja.com sjell me video provat e "zeza në të bardhë" që vërtetojnë se vrasjet e 21 janarit 2011 janë krim shtetëror për të cilën duhet të merret në pyetje në ish kryeministri Sali Berisha

Si Berisha tentoi të shfajësohej

Ora 19 30 . 21 Janar 2011

Në një konferencë për shtyp pak orë pas protestës, Sali Berisha, kryeministri i asaj kohe gënjen me vetëdije dhe thotë se protestuesit i ka vrarë opozita pasi janë qëlluar me armë të lehta nga afër, që nuk i disponon garda.

Nga kryeministria deklaroi se sipas raporteve paraprake mbi incidentin, "viktimat ishin qëlluar nga afër me armë të një lloji të ndryshëm nga ato që përdor policia dhe Garda e Republikës". Gjithashtu ai i ftoi prokurorët që të hetonin ngjarjen.

Tjetër detaj i asaj kohe është dhe se urdhërat për ndalimin e oficerëve të dyshuar të Gardës së Republikës, nuk u zbatuan nga policia.

Komandanti i Gardës, i asaj kohe, Ndrea Prendi, u dorëzuan 18 ditë më vonë, çfarë solli një humbje kohe në një fazë kritike, si dhe të mundësisë për të minimizuar bashkëpunimin ose shtrembërimin e së vërtetës.

Ndërkohë në videon që shqiptarja.com risjell në vëmendje janë pamjet nga gjykata e Tiranës, kur ai u shpall i pafajshëm dhe 'Pushteti i gjithë në rreshtë për të uruar Prendin se nuk u dënua.

Në sfond avokati aktual i Berishës që ishte dhe avokati i gardistëve, Genc Gjokutaj.  

Pyetja që lind sot është: Kur do pyetet nga Prokurori për këtë fshehje krimi./Shqiptarja.com

 

Po ndodh...

ide