33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Çuçi përgëzon policinë: Luftë e pakompromis përballë krimit
3 Nëntor 2022, 22:29 / AKTUALITET

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas kapjes së 33.5 kg kokaine në Portin e Durrësit.
Në një postim në Twitter, teksa përgëzon policinë, Çuçi shprehet se kjo ishte një goditje e suksesshme dhe provë që tregon luftën e pakompromis përballë krimit.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, shkruan Çuçi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
