"3D" në RTSH/ Zgjedhjet në Tiranë u pezulluan nga Kushtetuesja, eksperti i zgjedhjeve Kume shpjegon pasojat juridike

10 Tetor 2025, 21:34 / POLITIKË ALFA PRESS

"3D" në RTSH/ Zgjedhjet në Tiranë u pezulluan nga

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Tiranë ka ngritur debate të ashpra politike mbi fatin e garës në kryeqytet. Ky zhvillim ishte në qendër të diskutimit në emisionin “3D” me Alban Dudushin në RTSH, ku të ftuar ishin edhe: Neritan Alibali analist, ⁠Dashnor Sula, ish deputet i PD, ⁠Pano Soko, analist, ⁠Jani Marka, Lëvizja “Bashkë”, si dhe ⁠Flogert Muça, gazetar.

Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë pjesën e dekretit që lidhet me Tiranën, ndërsa ish-Kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, sqaroi ndikimin e këtij vendimi.

Sipas Kumës, vendimi i Gjykatës pezullon vetëm zgjedhjet në Tiranë, por nuk pengon zhvillimin e garës në pesë bashkitë e tjera të përfshira në dekret. Ai shpjegoi se qëllimi i pezullimit është thjesht teknik dhe juridikisht i domosdoshëm.

“Nuk ka ndonjë intrigë në vendimin e Gjykatës,” theksoi Kume. “Është pezulluar me qëllim që vendimi nesër i saj të jetë i zbatueshëm.”

Rreziku i “situatës së pariparueshme”

Kume theksoi se, nëse Gjykata Kushtetuese do të kishte lejuar zhvillimin e zgjedhjeve dhe më pas do të vendoste se shkarkimi i kryetarit aktual ishte i padrejtë, kjo do të çonte në një “situatë të pariparueshme juridikisht”.

“Nëse bëhen zgjedhjet, fiton një kandidat dhe më pas del një vendim që Veliaj është shkarkuar në mënyrë të padrejtë, atëherë shkojmë në një situatë të pariparueshme juridikisht,” shpjegoi ish-kreu i KQZ-së.

Për pasojë, pezullimi i vendosur nga Gjykata Kushtetuese i jep kohë Gjykatës për të shqyrtuar me qetësi themelin e dekretit presidencial, duke garantuar se çdo vendim i saj përfundimtar do të mund të zbatohet pa shkaktuar kaos ligjor në kryeqytet.

 

Po ndodh...

ide