
75 vjet NATO, Peleshi: Shqipëria e palëkundur në qëndrimin krah aleatëve në mbrojtje të paqes

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s.
Përmes një reagimi në Facebook, Peleshi theksoi se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë shpreh qëndrimin e palëkundur për të qenë në krah të aleatëve dhe partnerëve të saj në përballimin e sfidave aktuale.
REAGIMI I PELESHIT
NATO feston këtë vit 75 vjetorin e themelimit. E krijuar më 4 prill 1949 Aleanca më e madhe politike dhe ushtarake e vendeve nga Evropa dhe Amerika e Veriut shënon kështu 75 vite mbrojtje kolektive.
NATO, tashmë e përbërë prej 32 vendesh anëtare është një komunitet aleatësh të lidhur nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, duke ruajtur misionin e saj kryesor të mbrojtjes së anëtarëve të saj nga çdo kërcënim.
Prej vitit 1999, Aleanca e NATO-s ka udhëhequr operacionin për mbështetjen e paqes në Kosovë, përmes KFOR, i cili vijon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë dhe rajon. Pjesë e këtij misioni si dhe e disa misioneve të tjera në zona të nxehta të globit janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Shqipëria është anëtare e Aleancës transatlantike që prej vitit 2009 dhe këtë vit shënon 15-vjetorin e anëtarësimit me të drejta të plota. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë shpreh qëndrimin e palëkundur për të qenë në krah të aleatëve dhe partnerëve të saj në përballimin e sfidave aktuale.
Në nder të këtij përvjetori, më datë 9 prill në Forcën Tokësore do të organizohet një ceremoni madhështore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të vendit dhe shteteve anëtare të Aleancës.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide

Analizë gjaku PD-së

Zegjineja nga fshati dhe Kryeministri nga Kryeqyteti!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128