A do ta udhëheqë Berisha protestën e 27 Dhjetorit? Ish-kryeministri në pritje të masës së sigurisë zbulon vendimin e tij

Me mbylljen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët për situatën e fundit.
I pyetur nëse është i pakënaqur me strukturat e partisë, ndërkohë që njoftoi një riorganizim, kur Gjykata e Posaçme pritet të vendosë një masë më të ashpërsuar sigurie ndaj tij, Berisha e mohoi diçka të tillë.
“Si mund të jem unë i pakënaqur kur e shoh se Partia është në këmbë në betejë. Kjo situatë kërkon disa përmirësime të mëtejshme, por partia nuk ndalet më”, tha ai.
Berisha u pyet se nëse do jetë në krye të protestës së paralajmëruar të mërkurën e 27 dhjetorit para gjykatës.
“27 është ditë proteste. Ta shohim”, tha ish-kryeministri.
Ndërsa la të sërish të hapur opsionin se ku mund të zgjedhë të kryejë masën e tij të sigurisë, në rast se do të kërkohet “Arrest në Shtëpi” për të. Më herët ai shtroi dilemën se mund ta kryejë edhe pranë selisë blu.
“Gjithçka është e hapur, por natyrisht më duhen disa … këshilla e avokatit”, përfundoi Berisha.
-
-
-
-
-
Çfarë do të ngelet nga “Foltorja” pas arrestimit të Sali Berishës?!
21 Dhjetor, 20:24 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






