
A do të bëni koalicion me Ramën ose Berishën? Ja si përgjigjen Shehaj, Soko dhe Blushi

Agron Shehaj, Pano Soko dhe Tedi Blushi, përfaqësues të partive që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, deklaruan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, qëndrimet që do të mbajnë nëse mandatet e fituara prej tyre do të ishin përcaktuese për formimin e qeverisë.
Rakipi: Nëse mandatet tuaja do të ishin përcaktuese për formimin e qeverisë, a do të pranonit koalicion zgjedhor me Ramën ose me Berishën?
Shehaj: Kemi krijuar forcë politike që ka një qëllim afat-mesëm dhe afatgjatë. Zgjedhjet e ardhshme kemi vizion, duam dhe dallojmë nga të tjerët, jemi e vetmja forcë që është koherente me qëndrimet e djathta liberale, për shtet të vogël, taksa të ulëta dhe mbështesim drejtësinë. Këto janë qëndrimet tona.
Rakipi: Me Berishën dhe Ramën bën koalicion?
Shehaj: Kemi një plan, kemi një vizion, kemi 30 vite që shohim Berishën dhe ramën. Ne kemi vizion të qartë, kemi plan.
Rakipi: Pra nuk bëni koalicion, me Ramën never. Po me Berishën?
Shehaj: Nëse Berisha thotë që drejtësia nuk preket, do të përgjysmojmë administratën, do të japim qeveri të pakorruptuar…
Rakipi: Pra për Berishën nuk jep përgjigje.
Soko: Nëse do të mbetet për ne, shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Rakipi: Po ju Blush a mund të kaloni me Ramën siç keni kaluar gjithmonë?
Blushi: Nuk i bëhet Partisë së Lirisë kjo pyetje…
Rakipi: Ju keni kaluar gjithmonë, një herë këtej një herë andej…
Blushi: Nëse ka forcë politike në ballë të luftës, ka qenë kjo….

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128