"Ti ke qenë vetë me LSI-në, futët babain dhe gruan në listë..."/ Debat mes Blushit dhe Sokos për listat e kandidatëve

20 Mars 2025, 23:34 / POLITIKË ALFA PRESS

"Ti ke qenë vetë me LSI-në, futët babain dhe gruan
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka debatuar me bashkëkryetarin e Nisma Thurje, Pano Soko, për listat e kandidatëve dhe përfshirjen e familjarëve në listat e mbyllura në koalicionin "Nisma Shiqipëria Bëhet". 

Ylli Rakipi: Koalicioni juaj "Nisma Shqipëria Bëhet", vuri familjarët në lista të mbyllura. Pse menduat për këtë model? Si ka mundësi që nuk keni njerëz të besuar dhe do të fusni familjarët? 

Pano Soko: Njerëzit e besur u futën në listë të hapur sepse donin të garonin.

Ylli Rakipi: Babai i Lapajt është në listë të mbyllur, pse?

Pano Soko: Që të tërhiqen sepse donim të kandidonim me listë të hapur. Nuk jemi vetëm ne. Ka edhe koalicione të tjerë që e kanë bërë këtë. Po themi kush do të garojë me listë të hapur, kjo është metoda. Ne zgjedhim të garojmë me listë të hapur dhe duhet të bëhet kjo artificë. Ne kemi luftuar për listë të hapur që në 2020. Kemi çuar projektligj për hapjen e listave. Pasi kemi kaluar 5 vjet për lista të hapura luftë, të garonim me lista të mbyllura nuk kishte ku të rrinte. Zgjodhëm të ishim konsistent.

Ylli Rakipi: Pse e hoqi Lapaj babain kur është lëvizje takike dhe gjë e mirë?

Pano Soko: Babai i zotit Lapaj, siç na tha Adriatiku, io kishte thënë nuk e mbaj dot gjithë këtë famë që më bëre, po iki unë. Ai është pensionist, nuk e mbante dot. Është shumë e drejtë. U vendos me pa të drejtë në shënjestër, filloi inkuizicioni mediatik, është i moshuar dhe e vunë para. Ai burrë plak nuk e mbajti dot kështuqë…

Tedi Blushi: Shabani ka vënë bashkëjetuesen, gruaja e Shabanit e mban presionin? 

Pano Soko: Kjo është e pistë, ti flet për gruan e njërit.

Tedi Blushi: Ajo është kandidate për deputete.

Pano Soko: Ne u detyruam të bëjmë këtë mekanizëm. Debati ka qenë kush është metoda që do të futesh në zgjedhje. E para, vihet kryetari dhe njerëzit e kryetarit dhe të tjerët ca në listë të hapur, në disa parti punojnë në disa jo. Ne zgjidhem të jemi të gjithë në listë të hapur.

Tedi Blushi: Së pari është fenomen që tregon mentalitetin e vjetër të partive të reja.

Pano Soko: Ty nuk të takon sepse LSI…

Tedi Blushi: Ti ke qenë vetë te LSI. Unë s'kam punuar në ministrinë e financave.

Ylli Rakipi: Po diku do të shkonte në punë ai.

Tedi Blushi: Ke përfituar edhe nga pushteti.

Pano Soko: Në 2008 ka qenë PD në qeveri.

Tedi Blushi: Çfarë treguan listat e partive të reja? Të njëjtat personazhe që riciklojnë me të njëjtat emra. Këtu kryetari fut gruan, kryetari fut babain.

Pano Soko: Ti nuk e ke kuptuar, je kujtuar vonë për poltiike, të rroftë që merresh me politikë. Ata do të tërhiqen, por përdore si argument, e ke bosh të keqen vëllai.

Tedi Blushi: Partitë e reja… Je i ri por shumë i vjetër.

Pano Soko: Të zësh gruan e tjetrit në gojë, nuk bëhet kjo. 

Ylli Rakipi: Nuk tha gjë të keqe për gruan, tha është kandidate.

Andi Bushati: Kemi bërë dhjetëra emisione për vajzën e Berishës, që as nuk u fut në listë. Njeriu kur merr përsipër rol politik, diskutohet.

Pano Soko: Foli me emër dhe mbiemër.

Tedi Blushi: Ka futur bashkëshorten dhe kunatën deputete. Nëse marrim të mirëqenë pretendimet e këtyre që marrin 71 mandate, grupi parlamentar, gruaja, burri, xhaxhai e me rradhë...

Ylli Rakipi: Thonë për arsye taktike ata. Me këtë maskadarë me këtë Kod edhe mund të përdoret.

Tedi Blushi: Nuk kanë elektorat.

Ylli Rakipi: Nëse ndërton sistem të shartuar, lista të hapura dhe të mbyllura, ai thotë për arsye taktike e kemi bërë.

Tedi Blushi: Nëse ka betejë reale për listat e mbyllura, grevë reale, ka qenë Ilir Meta, që edhe sot publikisht tha që në 11 maj, jo vetëm do të rrëzojmë këtë narko-shtet por do ti japim fund kryetarokracisë. Presidenti i Partisë së Lirisë e ka shpallur publikisht që me ardhjen në pushtet do të insistojmë për hapjen pëfundimtare të listave.

Pano Soko: Pse nuk hyrë ti në listë të hapur?

Ylli Rakipi: Nuk fiton dot, është lojë politike. Ai është i gëzuar që ka hyrë në listë të mbyllur.

 

Po ndodh...