A ka PD një kandidat për Bashkinë Tiranë? Berisha tregon procedurën: Kush janë 3 demokratët që do negociojnë për emrat e të preferuarve

26 Shtator 2025, 13:39 / POLITIKË ALFA PRESS

A ka PD një kandidat për Bashkinë Tiranë? Berisha tregon

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk e kanë një emër për kandidatin që do garojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë.

Kryedemokrati theksoi se janë 3 përfaqësues, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti që do të negociojnë me partitë e tjera opozitare për emrin/at e kandidatëve.

Berisha theksoi se vetë nuk është i gatshëm të pronocohet për të treguar se kush është kandidati i tij i preferuar.

“Belind Këlliçi, Flamur Noka, Ilir Alimehmeti do të jenë përfaqësuesit tanë, do të negociojnë me partitë e tjera. A më shkon mua që nga njëra anë ti ngarkoj e tu them partive opozitare qe do negocioj e të them emra, Sot do të mblidhen, punën e kanë filluar që dje.

Këta 3 persona janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare. Ata do takohen me kandidatët me partitë, duhet të bien dakord për emra, pastaj vjen radha e kandidatëve.

Nuk do prononcohem, sepse ky është një proces, në të kundërt do të thosha ky është i preferuar.

Janë disa emra, jo 1, por për disa bashki”, tha Berisha.

 

Po ndodh...

ide