Lajme flash

"A ke folur me administratën Trump për praninë këtu?"/ LaCivita shuan propagandën: Jo, jam si privat!

15 Prill 2025, 12:51 / POLITIKË ALFA PRESS

"A ke folur me administratën Trump për praninë

Chris LaCivita ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Opinion" me Blendi Fevziun.

Vizita e tij në Shqipëri ka ngjallur interes të madh, pasi ai është përfshirë si një nga figurat kyçe në ndihmën strategjike për fushatën e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.

Gjatë intervistës, LaCivita theksoi se ndodhet në vend si individ privat dhe nuk përfaqëson as administratën amerikane dhe as ndonjë institucion shtetëror të SHBA-ve.

Ai sqaroi se roli i tij është të ofrojë këshillim profesional përmes përvojës së tij shumëvjeçare në fushatat politike dhe nuk përfshin asnjë lidhje zyrtare me politikën e jashtme të SHBA-ve.

Fevziu: A keni folur me administratën Republikane për praninë tuaj këtu?

LaCivita: Jo. Nuk përfaqësoj Shtetet e Bashkuara.jam një individ privat dhe nuk punoj për qeverinë.  

Kjo vizitë dhe përfshirja e LaCivitës në fushatën e opozitës shqiptare po interpretohet si një përpjekje për të riformatuar imazhin dhe qasjen elektorale të PD-së, në një moment kritik për politikën shqiptare.



Po ndodh...