
''Administrata në presion...''/ Kandidatja Mirela Karabina: Abuzim me pushtetin

7 Prill 2025, 23:12 / POLITIKË
Mirela Karabina, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, ka reaguar ndaj presionit të ushtruar mbi punonjësit e administratës publike në Bashki.
Ajo denoncon një praktikë të papranueshme: “Administrata e Bashkisë Elbasan detyrohet të jetë pjesë e takimeve apo prezantimeve të nënkryetares së saj dhe kandidatëve të tjerë të PS-së, ndërkohë që pengohen të jenë pjesë e takimeve të Koalicionit Euroatlantik.”
Sipas saj, “kjo është një garë e pabarabartë dhe detyrimi apo shantazhimi i punonjësve të administratës publike për qëllime politike është i paligjshëm dhe përbën abuzim me pushtetin.”

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128