Zjarri i qëllimshëm apo aksidental? Digjet një pjesë e tregut të fruta-perimeve në Lushnjë
19 Maj 2026, 08:23 / AKTUALITET
Një pjesë e tregut të shitjes me pakicë të fruta perimeve në Lushnje është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit. Mësohet se tregu ishte rikonstruktuar tre vjet më parë.
Si pasojë e flakëve janë djegur mbulesa plastike dhe tezgat e disa tregtarëve ambulantë. Zjarrfikësit e Lushnjes kanë arritur të shuajnë zjarrin për të mos u përhapur në pjesën tjetër të tregut.
Grupi i punës nga emergjencat civile të bashkisë po evidenton dhe regjistrin dëmet, ndërsa ende nuk dihet akoma nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.
Ambienti i tregut përveçse i ruajtur me roje është dhe i monitoruar me kamera sigurie. Policia e shtetit po kryen hetimet dhe këqyrjen e kamerave të sigurisë që janë të instaluara.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128