Detaje nga plagosja e policit në Kuçovë, autori tentoi të largohej

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e efektivit në Kuçovë, ku Zamir Skënderi, 45 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë, ishte shoqëruar nga shërbimet e DVP Fier, pasi më herët gjatë ditës ishte konfliktuar në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Pas shoqërimit, me kërkesë të DVP Fier, Komisariati i Policisë Kuçovë kishte dërguar një patrullë për transportimin e tij.
Tre efektivët po ktheheshin së bashku me shtetasin e shoqëruar në drejtim të Fierit, kur në aksin nacional Fier–Dimal, në dalje të fshatit Kutalli, situata ka dalë jashtë kontrollit.
Skënderi, i cili ndodhej i ulur në sediljen e pasme të mjetit të policisë, pranë efektivit Arsen Toska, 20 vjeç, dyshohet se i ka marrë armën e shërbimit këtij të fundit dhe e ka qëlluar duke e plagosur në kofshë.
Menjëherë pas të shtënës, Zamir Skënderi ka tentuar të largohej, por është neutralizuar dhe arrestuar nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në automjet.
Polici i plagosur është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128