Legjenda Luka Modriç, drejt Botërorit të tij të pestë me Kroacinë

Kroacia përgatitet për një tjetër Botëror dhe Luka Modric po shkon drejt edicionit e tij të pestë të Kupës së Botës.
Mesfushori i Milanit, tashmë 40 vjeç do të rrisë legjendën e tij në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pasi trajneri Zlatko Dalic e ka grumbulluar në listën paraprake të lojtarëve me teknikun që në 1 qershor do të bëjë të ditur listën përfundimtare të futbollistëve që do të marrë në Botërorin e kësaj vere.
Në Botërorin e këtij viti, Modric pritet të arrijë kuotën e 200 ndeshjeve me përfaqësuesen kroate me mesfushorin që ka marrë pjesë në Kupën e Botës në vitet 2006, 2014, 2018 dhe 2022 dhe me edicionin e këtij viti ai do t’iu bashkohet emrave të tillë si Antonio Carbajal, Lothar Matthäus, Rafa Márquez, Andrés Guardado apo Yūto Nagatomo, ndërkohë që Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi pritet të zhvillojnë Botërorin e tyre të 6. Kroacia është në Grupin L të Botërorit ku do të përballet me Anglinë, Panamanë dhe Ganën.
Lista paraprake e Kroacisë:
Portierë: Dominic Livakovic, Dominik Kotarski, Ivor Pandur
Mbrojtës: Josko Gvardiol, Duje Caleta-Car, Josip Sutalo, Josip Stanisic, Marin Pongracic, Martin Erlic, Luka Vuskovic
Mesfushorë: Luka Modric, Mateo Kovacic, Mario Pasalic, Nikola Vlasic, Luka Sucic, Martin Baturina, Kristijan Jakic, Petar Sucic, Nikola Moro, Toni Fruk
Sulmues: Ivan Perisic, Andrej Kramaric, Ante Budimir, Marco Pasalic, Petar Musa, Igor Matanovic.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128