Blerando i jep fund beqarisë, finalisti i BBVK2 kurorëzon dashurinë

18 Maj 2026, 20:29 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Blerando i jep fund beqarisë, finalisti i BBVK2 kurorëzon

Finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhene fund beqarisë. Larg vëmendjes së publikut dhe mediave, artisti ka kurorëzuar dashurinë e tij me sipërmarrësen Lena Krasniqi.

Çifti ka zgjedhur që këtë moment të rëndësishëm ta mbajë privat, duke e realizuar ceremoninë në një ambient intim.

Sipas burimeve, martesa është celebruar në Komunën e Prishtinës nga kryebashkiaku Përparim Rama.

“Po, është e vërtetë. Blerando dhe Lena janë kurorëzuar sot në Komunën e Prishtinës”, është bërë e ditur nga persona pranë çiftit.

Edhe pse marrëdhënia e tyre ka qenë e përfolur prej kohësh në rrjetet sociale, dyshja ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut.

Megjithatë, vetë Blerando ka konfirmuar lajmin në mënyrën e tij, duke publikuar një foto krah partneres nga Toskana, Itali.

Po ndodh...