Analiza: Sa e përgatitur është Evropa për kërcënimet shëndetësore që vijnë nga hantavirusi?! Shqipëria dhe Serbia…

Bashkimi Evropian, ndonëse ende nuk ka një manual të vetëm për masat e karantinës në rast pandemish apo shpërthimesh të reja shëndetësore, ka përmirësuar ndjeshëm mekanizmat e reagimit krahasuar me periudhën para gjashtë viteve. Megjithatë, ekspertët shtrojnë pyetjen nëse këto masa janë të mjaftueshme për përballimin e një krize të mundshme.
Shqetësimet janë rritur së fundmi pas rasteve të hantavirusit, veçanërisht variantit të Andeve, i lidhur me vdekjet në anijen turistike MV Hondius në Spanjë. Pavarësisht kësaj, ekspertët kanë hedhur poshtë thirrjet për panik, ndërsa Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (European Centre for Disease Prevention and Control) e ka klasifikuar rrezikun si “shumë të ulët”.
Ndërkohë, Këshilli i Bashkimit Evropian ka aktivizuar mekanizmin e tij të reagimit ndaj krizave në modalitetin e shkëmbimit të informacionit, për të monitoruar në kohë reale situatën dhe zhvillimet e shpërthimit.
Megjithatë, BE-ja disponon edhe instrumente të tjera në rast përshkallëzimi, përfshirë rregulloret e reja të pas-COVID-it që synojnë koordinim më të shpejtë mes shteteve anëtare. Sipas ekspertëve, problemi kryesor mbetet mungesa e një protokolli të unifikuar për masat e karantinës dhe distancimit social në nivel evropian.
Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, disa vende evropiane po ndjekin protokolle të ngjashme, duke përfshirë karantinë deri në gjashtë javë për kontaktet me rrezik të lartë, testime PCR, monitorim të rreptë dhe kufizime lëvizjeje.
Në disa shtete si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, izolimi përfshin edhe qëndrimin në spital për një pjesë të periudhës së karantinës, ndërsa vende të tjera si Gjermania, Italia dhe Spanja lejojnë izolim në shtëpi me mbikëqyrje mjekësore.
Në SHBA, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Centers for Disease Control and Prevention) rekomandon një periudhë monitorimi deri në 42 ditë për kontaktet me rrezik të lartë, duke lejuar izolimin në shtëpi në varësi të kushteve individuale.
Pas pandemisë COVID-19, BE-ja ka miratuar dy rregullore kryesore: njëra për njoftimin e shpejtë të kërcënimeve shëndetësore brenda 24 orëve, dhe tjetra për koordinimin e përbashkët në blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave dhe barnave, për të shmangur kaosin e mëparshëm mes shteteve anëtare.
Përveç vendeve të BE-së, edhe disa shtete jo-anëtare, përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, janë përfshirë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, i cili u aktivizua së fundmi nga Spanja në lidhje me rastet e hantavirusit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128