Këshilli Kombëtar, Kaso: Përfundon faza e përgatitjeve, më 23 maj demokratët me referendum zgjedhin kryetarin!

Partia demokratike ka përfunduar fazën përgatitore për zgjedhjet që do të mbahen në Këshillin Kombëtar më 23 maj, ku përmes referendumit do të zgjidhet edhe kreu i PD.
Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Ivi Kaso, në emër të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, tha se në të gjithë degët e Partisë Demokratike do të ngrihen qendrat e votimit, nga ora 08.00 deri në orën 18.00.
Sipas tij, demokratët janë thirrur të votojnë masivisht këtë të shtunë në 77 degë të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, në atë që e cilësoi si shprehje të demokracisë së drejtpërdrejte.
‘Krejt e kundërta me parimin ‘një anëtar një votë’, ndodh në ‘partinë bunker’, ku prej më shumë se një dekade nuk bëhen zgjedhje dhe çdo emërim bëhet sipas parimit autokratik ‘një kryetar, një votë’, u shpreh Kaso.
Deklarata:
Në emër të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, njoftoj se ka përfunduar faza e përgatitjeve për procesin e datës 23 Maj, ku demokratët me referendum do zgjedhin kryetarin e tyre, sipas parimit 1 anëtar 1 votë.
Në të gjithë degët e Partisë Demokratike do të ngrihen qendrat e votimit ku, nga ora 08.00 deri në orën 18.00 demokratët janë të thirrur të votojnë masivisht, në këtë shprehje të demokracisë së drejtpërdrejte. Nëpër degët e mëdha, sipas kërkesave është përcaktuar se mund të ngrihet edhe më shumë se 1 qendër votimi.
Këtë të shtunë 77 degë të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë shprehen në referendum për kryetarin në një ushtrim të demokracisë.
Partia Demokratike është krenare sepse, që nga ngritja e Komisionit të Rithemelimit, deri më 23 maj, ka zhvilluar 7 procese zgjedhore të hapura, të drejtpërdrejta dhe demokratike.
Krejt e kundërta me parimin ‘një anëtar një votë’, ndodh në ‘partinë bunker’, ku prej më shumë se një dekade nuk bëhen zgjedhje dhe çdo emërim bëhet sipas parimit autokratik ‘një kryetar, një votë’.
Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë demokratëve të ushtrojnë të drejtën e votës në referendumin e së shtunës.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128