Të shtëna me armë në një restorant, 4 të vdekur e 8 të plagosur në Turqi

18 Maj 2026, 19:26 / BOTA ALFA PRESS

Të shtëna me armë në një restorant, 4 të vdekur e

Një sulm me armë zjarri u ka marrë jetën 4 personave dhe ka lënë të plagosur 8 të tjerë në Turqi.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Tarsusit, pranë qytetit të Mersinit në Turqi.

Autor i dyshuar i ngjarjes është një 17-vjeçar i armatosur me pushkë, i cili është ende në arrati, teksa aksioni i Policisë për kapjen e tij po vijon.

Sipas hetimeve paraprake, autori ka hapur fillimisht zjarr në një restorant, ku ka vrarë pronarin dhe një punonjës, si dhe ka plagosur disa klientë që ndodheshin brenda lokalit.

Teksa po largohej nga vendngjarja, ai ka qëlluar edhe ndaj personave të tjerë, duke vrarë dy burra të tjerë dhe duke shkaktuar panik në zonë.

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, pasi nuk janë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare për rrethanat e ngjarjes.

Po ndodh...