Administrimi i votave të Diasporës, Rama dhe Berisha kundër numëruesve jopolitike të KQZ

Dy partitë më të mëdha nuk janë të kënaqura me rolin e vëzhguesit, që i jep Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në tavolinat numërimit të votave nga Diaspora. Këtë të hënë, Komisioni Rregullator diskutoi projektvendimin që parashikon që numërimin e votave të diasporës ta bëjnë njerëz jo politikë, të përzgjedhur nga KQZ.
“Nuk jam dakord me termin “anëtar vëzhgues”, është shprehur Elena Xhina, përfaqësuese e PS.
“Ivi Kaso, Përfaqësues i PD: Në asnjë gërmë nuk i jepet leje kreative KQZ-së që të shpikë një proces të ri, teksa Kodi Zgjedhor ka rregulla për të gjithë procesin. Nuk jeni të autorizuar të shpikni procedurë krejt të re, ndryshe nga ajo e shqiptarëve që votojnë brenda vendit. Të jetë e njëjtë si brenda vendit”, ka thënë përfaqësuesi i PD Ivi Kaso.
Kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano nuk pati një përgjigje për këtë kundërshtim të dy përfaqësuesve të PS dhe PD.
“PS e PD t’i kishin sjellë mendimet me shkrim. Janë pyetur në 12 nëntor”, shtoi më tej Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit Rregullator. Sipas propozimit të KQZ, Grupet e Numërimit të Votave nga Jashtë përbëhen secili nga 2 anëtarë, që caktohen nga KQZ.
Mos/dakordësia këtë të hënë bëri që vendimmarrja e KQZ të shtyhet për ditët në vijim, ndërkohë diskutim pati dhe për vendndodhjen ku do të bëhet numërimi i votës së diasporës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


