Agron Shehaj përplaset me Gaz Bardhin: “Përdoresh nga mazhoranca”, “Je në shërbim të Veliajt”

19 Dhjetor 2024, 14:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Agron Shehaj përplaset me Gaz Bardhin: “Përdoresh nga

Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme mes deputetëve Agron Shehaj dhe Gazment Bardhi.

Ndërkohë që i pari ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe ka kërkuar interpelancë me ministren Balluku, kjo gjë nuk i ka pëlqyer Bardhit, i cili ka kaluar në pozita servilizmi ndaj Berishës, duke qenë se Shehaj po bllokonte fjalën e Berishës në foltore.

Mes deputetëve Bardhi dhe Shehaj zhvillohet një debat verbal, ku Bardhi del në mbrojtje të Ballukut dhe i kërkon llogari Shehajt se pse nuk ishte në seancë kur ishte data e përcaktuar për interpelencë, ndërsa Shehaj e akuzon Bardhin se ka rrahur demokratët.

Më tej akuzat agravojnë edhe më tej, ku Bardhi e akuzon deputetin Shehaj që po përdoret nga Erjon Veliaj kundër Belinda Ballukut.

Me sa duket, ky debat mes dy deputetëve të PD-së ka nxjerr në pah atë që është përfolur prej kohësh që protestat e PD-së përpara Bashkisë së Tiranës i ka sponsorizar ministra Balluku, e cila në këmbim, nëpërmjet njerëzve të saj të afërt, i dha logon dhe vulën e PD-së Sali Berishës.

Për më tepër, ndiqni videon pa koment