“AKU të pezullohet menjëherë’’, Rama i jep urdhrin live ministrit të Financave: Ngrini sa më parë një Komision, po bën shumë dëme

2 Korrik 2025, 20:04 / POLITIKË ALFA PRESS

“AKU të pezullohet menjëherë’’, Rama i jep

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet në lidhje me “Dialogun për Bujqësinë’’. Gjatë takimit me fermerët Kreu i qeverisë ka kritikuar veprimtarinë e AKU ku shprehet se më shumë po ‘’prish’’ punë se po bën mirë. Për këtë arsye Rama ka udhëruar live ministrin të nxjerrë sa më parë urdhërin e pëzullimit të AKU.

“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja nduhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë bën dëm.

Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim. Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.

AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm.” – është shprehu Rama ndër të tjera.

Po ndodh...

ide