Akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, kryebashkiaku i Libohovës do gjykohet nga GJKKO

29 Mars 2024, 17:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, kryebashkiaku i
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide do të gjykohet në GJKKO.

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të kthehet në Gjirokastër, siç ishte kërkesa e disa avokatëve.

Megjithatë prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai konstatoi pavlefshmërinë e disa akteve. Hide akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur mbante detyrën e shefit të krimeve në komisariatin e Policisë Gjirokastër, lidhur me kultivimin e kanabisit.

Hetimi u krye nga ish-shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria Gjirokastër. Hide u zgjodh kryebashkiak i PS në zgjedhjet lokale të 14 majit vitin e kaluar.

 

Po ndodh...

ide