
Aleanca "Madhështore"/ Selami Jenisheri: Do e bëj Shqipërinë vendin më të pasur të botës. Kujtim Gjuzi: Kam një kandidat mik të Rubios, do të vijë nga SHBA


Teksa zgjedhjet mbahen më 11 maj, duket se gara elektorale ka nisur për disa politikanë që aspirojnë të marrin një mandat deputeti. "Ne nuk kërkojmë asgjë, ofrojmë gjithçka”, thotë Kujtim Gjuzi.
Mes aleatëve që iu bashkuan Partisë Demokratike ka nga ato subjekte që nuk justifikojnë dot as përkufizimin si të vogla. Me një vulë partie në xhep dhe një numër të paqartë votash përtej rrethit familjar të kryetarit, pohojnë se janë bërë pjesë e koalicionit për të kontribuar dhe jo për të përfituar.
Premtojnë të bëjnë Shqipërinë madhështore, por për momentin gëzojnë bindjen se të paktën kanë arritur t’i dhurojnë madhështi formacionit të drejtuar nga Sali Berisha. “Jemi në koalicion për të bërë Shqipërinë ndër vendet më të pasura të botës. Këtë kontribut do ja japim popullit shqiptar”, shprehet Selami Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve.
“Vij vetëm për të kontribuar, se po të ishte për poste, më kanë parë ndonjëherë në ndonjë post që ndoshta dhe e kam merituar, kurrë”, shprehet Sazan Guri, kryetar i Aleancës Ekologjike Europiane. “Nëse do të shikonim dhe do të mendonit që ne vinim për të përfituar, do na dëgjonit më veprime vetjake në lidhje me diasporën dhe emigracionin. Ne dhe pse jemi përfaqësi e emigracionit, e kemi lënë atë që përfaqësohet në një zë të përbashkët se ky është vit i kthesës”, shprehet Kostaq Papa, kryetar i Partisë për Emigracionin.
Zakonisht emrat u ridëgjohen në publik rreth 6 muaj para zgjedhjeve, por sërish flasin për bastione. “Më shumë besoj te Tirana, Shkodra, kam shpresë dhe Fieri dhe Elbasani dhe Durrësi, por dhe Vlora do jenë..., por mbi të gjitha është diaspora”, thotë Jenisheri. “Jemi shumë të fortë në Lezhë, në Shkodër dhe në Dibër me një shqiptaro-amerikan që është afër zyrës së Marko Rubios”, shprehet Gjuzi.
“Tirana, Elbasani, Delvina, Saranda Vlora, që janë rrethe me emigrim të madh”, shprehet Kostaq Papa, kryetar i Partisë për Emigracionin. “Zoti Goxhaj në Tiranë, zonja Dorina Mema në Durrës dhe një Arianit në Tiranë, janë 4 -5 zona që ne mendojmë se e duan familjen”, shprehet Sazan Guri, kryetar i Aleancës Ekologjike Europiane.
Sa i përket numrit të mandateve që pretendojnë se do i japin koalicionit, nuk preferojnë të flasin më shifra, por thonë se do e bëjnë Partinë Demokratike fituese.
“Kjo është e vështirë ta kuptojmë në terren, aq më tepër që këtë radhë ndërhyrja është direkte e diasporës, por ndihmesa jonë do jetë e madhe. Vetëm kërkesat që më kanë ardhur mua për t’u bërë friends janë mbi 1 mijë, kjo tregon që prurjet janë të mëdha”, thotë Papa. “Ne i premtojmë PD votat që janë vjedhur në 2021 kur unë drejtoja një koalicion tjetër”, thotë Gjuzi. “Ne nuk pretendojmë për deputetë, duam që të sjellim një frymë të djathtë brenda koalicioni. Të garoj unë për një deputet, jo more fare”, shprehet Gjuzi.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128