Ali Ahmeti "detyron" Ramën të shkelë në bashkinë e Tiranës pas 13 vitesh, distancim nga Veliaj?

Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të enjte në bashkinë e Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të kreut të Bashkimit Demokrat për Integrimin në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti me titullin "Qytetar nderi" i kryeqytetit.
Në një ceremoni ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit dhe ish-presidentë, Edi Rama foli me superlativa për figurën e Ali Ahmetit, duke e cilësuar atë si një nga shqiptarët më të mirë të historisë. por asnjë fjalë për bashkinë e Tiranës.
Kujtojmë se disa ditë më parë Rama deklaroi për dosjen "5D" që SPAK ti nxjerrë ujin e zi.
Kurse ditën e djeshme me rastin e thirrjes së SPAK të kryebashkiakut Veliaj, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, inkurajoi Prokurorinë e Posaçme që tu shkojë hetimeve deri në fund.
Gjithashtu në një aktivitet të madh që kryeministri zhvilloi pak ditë më parë në "Sheshin Skënderbej", u vu re mungesa e Veliaj dhe përfaqësimi i bashkisë Tiranë nga nënkryetari i saj, Andi Seferi.
Po mbrëmjen e djeshme gazetari Poli Hoxha, në emisionin "Ora e Betit", zbuloi se Rama ka deleguar, jo zyrtarisht, ministrin e jashtëm Igli Hasani që të kryejë rolin e drejtuesit politik të PS për Tiranën, duke goditur tashmë edhe politikisht Veliajn.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



