Sulmet nga Meta-Berisha? Dumani: Asnjë emocion, jam prokuror i SPAK dhe sulmet politike i përballoj

22 Nëntor 2024, 21:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Sulmet nga Meta-Berisha? Dumani: Asnjë emocion, jam prokuror i SPAK dhe

Kreu i SPAK, thotë se nuk i ka ndjekur sulmet e panumërta të publikuara në media nga kreu i PD-së Berisha dhe ai i PL0-së Ilir Meta.

 Ai nënvizoi se ngarkesa që ka në punë e bën thuajse të pamundur që të ndjekë deklaratat politike kundër tij dhe punës që ai kryen.

Sulmet e Berishës?

Dumani: Të jem i sinqertë hera e parë që i dëgjoj. Më ka informuar sfati por unë s’kam kohë t’i dëgjoj. Më informon stafi im i ngushtë.

Nuk kam kohë ti dëgjoj. Hera e parë që i dëgjoj, qëndrimi  im është indiferent. Unë jam prokuror i Republikës së Shqipërise e kryej detyrën e kreut të SPAK jam kujdesur që të zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin e do të vijoj sa të më lërë Zoti frymën.

Sulmet politike jam indiferent. Jam shumë shumë i ftohtë.

 

Po ndodh...

ide