Ambasadë shqiptare në Ukrainë! Ministrja e Jashtme konferencë me kryenegociatoren e BE

7 Janar 2023, 12:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Ambasadë shqiptare në Ukrainë! Ministrja e Jashtme

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka bërë me dije se pritet hapja e ambasadës shqiptare në Ukrainë. Deklarata u bë gjatë një konferencë për mediat bashkë me ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren me Bashkimin Europian Majlinda Dhukën, me tematikë Shqipëria në marrëdhëniet me jashtë dhe rrugën e integrimit europian 2022 – 2023.

Deklarata e Olta Xhaçkës:

‘2022 ka qenë një vit arritjes të paprecedente për politikën e jashtme.  Për ne sot rruga është e hapur negociatat për anëtarësim sot janë hapur. Negociatat me BE-në duhet të ishin hapur me parë. Çelja e negociatave ishte kurorëzimi i një pune të madhe. Shqipëria vlerësohet se ka bërë progres të mirë dhe ka nivel të mirë përgatitje në fushën e politikës së jashtme.’- u shpreh Xhaçka.

 

Po ndodh...