Analizë, qarku Elbasan/ PS forcë e parë, Bashkë Fitojmë humb vendin e dytë në 3 bashki, në Belsh vendin e dytë ja merr PD

3 Qershor 2023, 19:35 / POLITIKË ALFA PRESS

 

Analizë, qarku Elbasan/ PS forcë e parë, Bashkë Fitojmë

Alfapress.al sjell një analizë të qarkut Elbasan, për sa i përket votës për këshillat bashkiakë.

Në zgjedhjet për bashkitë PS arriti të fitonte të shtata bashkitë, diferenca më e ngushtë ishte ajo e Belshit.

Për sa i përket votës së Këshillit Bashkiak PS është forcë e parë në 7 bashki. Vendin e dytë e ruan Bashkë Fitojmë, e cila ka 22 mijë vota, ndërsa PD ka marrë afro 15 mijë vota.

Elbasani i ka dhënë PS, 32.291 vota (49%) të këshillit, pra 28 mandate. Bashkë Fitojmë ka marrë 14.643 (22%), pra 12 mandate, kurse Partia Demokratike 8433 (12.9%) pra 7 mandate. Me nga një mandat janë PSD, PDIU dhe PDS.

Në Librazhd, PS ka marrë 6192 vota (45%), e ndjekur nga BF me 1436 (10%). PD ka marrë 793, ndërsa ka surprizuar Partia e Gjelbër me 1149 vota, PSD ka marrë mandat dhe në këtë bashki.

Në bashkinë Gramsh PS ka marrë rezultatin më të dobët 2412 vota (20%). Partia e Gjelbër ka marrë 4 mandate në këtë bashki duke grumbulluar 1680 vota (14%) . Bashkë Fitojmë rënditet e treta me 931 vota (8%), ndërsa PD ka marrë 707 vota (6%) .

Në bashkinë Cërrik PS ka marre 5474 vota, (46%), BF e dyta me 1569 (13%) dhe PD me 1148 vota, pra 9,7%.

Në Bashkinë e Prrenjasit PS ka marrë 3627 duke marrë 9 mandate, e dyta rënditet PSD e Tom Doshit me 1456 vota (13%), pra 3 mandate. E treta rënditet Bashkë Fitojmë me 1097 vota (10%) dhe Partia Demokratike 1039 vota (9.8%), pra një diference e vogël me BF.

Në Bashkinë Belsh, PS ka marrë 3571 vota (40%), e ndjekur nga PD me 1227 (14%) vota, Bashkë Fitojmë rënditet e treta me 986 vota, (11%).

Në Bashkinë Peqin, PS ka marrë 4321 vota (39%), Bashkë Fitojmë ka marrë 1901 (17%), PD ka marrë 1620 (14%),  ndërsa PSD ka marrë 683 vota.

REZULTATI NË RANG QARKU

Partia Socialiste 57.888 vota

Bashkë Fitojmë 22.563 vota

Partia Demokratike 14.967 vota

Partia Social Demokrate 5647 vota /Alfapress.al

Po ndodh...

ide