Ankimimi/ Kolegji Zgjedhor rrëzon Partinë Demokratike me shumicë votash

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike.
Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor u mblodhën ditën e sotme për të shqyrtuar akimimin e PD-së kundër vendimit të Komisionit Rregullator që konfirmoi certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 11 maj.
Në mbledhje ditën e sotme kanë marrë pjesë përfaqësues ligjorë të PD-së dhe PS-së, të cilët kanë ballafaquar bindjet dhe faktet ligjore, përfshirë kështu dhe 12 kërkesat për pavlefshmëri zgjedhore të dërguara nga PD për 12 qarqet.
votave të para. Opozitarët pretendojnë se zgjedhjet janë zhvilluar në parregullsi dhe në shkelje totale ligjore dhe proceduriale.
Si pasojë e ankimimeve të vazhdueshme të depozituara në KQZ, u zhvillua dhe procesi i rinumërimi i votave në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku nuk pati ndryshime në epërsi për partitë.
Ndryshim i vetëm ishte heqja e mandatit të Zegjine Caushit dhe marrja e vendit në Kuvend nga pasardhësja Maldrita Bardho, pas procesit të rinumërimit.Kjo e fundit nuk e pranoi dhe vendosi që mandatin t’ia dhurojë Caushit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


