
Anliza e Qarkut Dibër/ BF vetëm 246 vota më shumë se PSD, në bashkinë Dibër dhe Mat PSD e dyta

Nga një analizë e Alfapress.al për rezultatet e këshillave bashkiakë të zgjedhjeve të 14 majit rezulton se PS dominon me një % shumë të lartë, ndërsa PSD ndjek koalicionin ‘’Bashkë Fitojmë’’, ku në total për 4 bashkitë diferenca është 236 vota.
Në Bashkinë Dibër PS udhëheq me 8059 vota, ndërsa pas saj vjen PSD me 3889 vota, më pas BF me 3085 vota dhe PD me 1199 vota.
Në Bashkinë Mat PS udhëheq me 3906 vota, PSD është sërish e dyta me 1444 vota, BF e treta me 1037 vota dhe PD me 1013 vota, vetëm 24 vota më pak se Berisha dhe LSI së bashku.
Në Bashkinë Bulqizë PS ka 3907 vota, BF e dyta me 1337 vota, PD e treta me 641 vota, PSD në këtë bashki nuk ka arritur të nxjerrë asnjë këshilltarë.
Në Bashkinë Klos PS 1464, BF 650, PD 387 vota, kurse PSD nuk ka marrë këshilltarë as në këtë bashki.
Numri i votave në total si qark për katër subjektet PS, BF, PD dhe PSD
Partia Socialiste 17.346
Bashkë Fitojmë 6109
Partia Social Demokrate 5853
Partia Demokratike 3240
Në zgjedhjet parlamentare të 2021 PD me kryetar Lulzim Bashën dhe PS dolën shumë afër në rezultat ku diferenca ishte vetëm 1%, pa llogoritur votat e LSI rreth 4400 vota. /Alfapress.al
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128