
Basha: Sot është e qartë se vendimi i 9 shtatorit ka qënë i drejtë. Pa mbështetjen e SHBA-së, PD nuk vjen në pushtet

Në takimin e sotëm me të rinjtë e Shkodrës Lulzim Basha u pyet dhe nëse ishte penduar për vendimin e 9 shtatorit për të pezulluar Berishën nga grupi parlamentar.
Basha tha se është penduar që i dha kohës atij, maj, qershor, korrik, gusht që të reflektonte dhe të merrte vetë vendimin për të mos dëmtuar interesin e demokratëve.
“Nuk duhet të kisha humbur kaq shumë kohë për tu përpjekur për ta bind që të merrte vendimin e duhur. E kam kuptuar sidomos gjatë këtij viti, ai s’ka pas mend ta bënte këtë. Ne vendosëm një standard, për Tom Doshin, Vangjush Dakon, për non grata e tjerë dhe në rastin kur ndodhi në shpinë tonë, unë nuk u nguta të thoja i njëjti standard, siç duhej të thoja.
U ulëm dhe i thash nuk mundet që ketë çeshtje ta kthejë në problem të PD. të marrë me vete PD. Reagimi i tij ishte që s’do ta përfshinte PD në këtë proces, por bëri të kundërtën dheja ku jemi. Ku është PD, ku janë demokratët dhe ku është ai gjatë këtij harku kohor, me vonë u shpall non grata dhe nga Britania e madhe.
Përtej harkut kohor maj, qershor, korrik, gusht vendimi do të ishte ai, vendimin duhet ta merrte ai se ai ishte vendimi i drejtë për demokratët dhe PD, si mund të jetë PD nëse e humb aleancën me perëndimin. S’mund të vijë në pushtet, nuk mund të mbijetojë ose të ketë sukses pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.
Nuk mendoj ka nevoj të zgjatem te kjo pikë sepse po e shikoni ku na çoj rruga tjetër. Tani ka ardhur koha ti hapim sytë të gjithë, sepse interesi personal nuk mund të kthehet në pengesë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”,-tha Basha.

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide

Akademia politike e PS, një shaka e madhe

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128