
Arian Çani: Ja pse duhet t’i paguajmë 6 milionë deputetët

25 Maj 2023, 22:03 / POLITIKË
Gazetari Arjan Çani provokoi të ftuarit në emisionin Now në Euronews Albania, duke thënë se rrogat e deputetëve duhet të ishin rritur me dyfishin e shumës që u rritën.
Sipas Çanit, sa më shumë të paguajë shoqëria për ata, aq më të ekspozuar janë në sytë e shoqërisë.
“Kjo ngritje jo vetëm që nuk është lartë, por duhej dyfishuar, deri në 6 mln lekë.
Sepse, sa më shumë të paguajë shoqëria për ata, aq më të ekspozuar janë ata në sytë e shoqërisë.
Ka një pjesë që do u kërkojnë më shumë llogari. Sa më i ekspozuar të jetë deputeti, aq më i përgjegjshëm do jetë. Arsyeja kryesore është se mijëra njerëz mund ta ëndërrojnë atë pozicion, por vetëm 140 e arrijnë”, tha Çani.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!
Nga Ermal Peçi!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
Nga Preç Zogaj

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128