Arjan Curri bën paralajmërimin e fortë: Dy deputetë, në prag arrestimi nga SPAK

Analisti Arjan Curri ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, duke paralajmëruar se shumë shpejt priten arrestime të reja në radhët e politikës.
I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Curri tha se ka informacion se dy ish-kryetarë bashkie, të cilët aktualisht janë deputetë në Kuvend, janë në prag të arrestimit nga SPAK.
“Nga SPAK na vijnë lajme që dy ish-kryetarë bashkie janë gati për t’u prerë biletat. Njëri është një ish-kryetar bashkie në veri, sot deputet, dhe tjetri një ish-kryetar në jug, po ashtu deputet në Parlament,” – deklaroi Curri, pa dhënë më shumë detaje për identitetet e tyre.
Kjo deklaratë ka ngjallur interes të madh, duke shtuar pritshmëritë për lëvizje të reja në hetimet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve të pushtetit vendor.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


