Arrestimi i Ilir Metës/ E ngarkuara me punë e SHBA, takim me ministrin Hoxha

22 Tetor 2024, 11:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimi i Ilir Metës/ E ngarkuara me punë e SHBA, takim me ministrin

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara  Nancy VanHorn sapo ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme.

VanHorn do të zhvillojë një takim me ministrin Ervin Hoxha.

Fokus i bisedës pritet të jetë arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta ditën e djeshme.

Takimi i ministrit Ervin Hoxha me të ngarkuarën me punë të SHBA sapo ka nisur dhe pritet një deklaratë zyrtare lidhur me temat e diskutuara.

Diplomatja amerikane VanHorn ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm një ditë pas prangosjes së Ilir Metës, i cili u arrestua në zonën e Kthesës së Kamzës në kryeqytet teksa udhëtonte me makinë.

Ky takim vjen pas atij me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, pak ditë më parë.

Arrestimi i Ilir Metës/ E ngarkuara me punë e SHBA, takim me ministrin

Po ndodh...