Amnistia penale, interpelanca me Kumbaron, ligji për Investimet Strategjike, ja çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Rikthehet sërish në Kuvend ligji për investimet strategjike.
Në seancën e sotme plenare janë parashikuar që në rend dite për votim të jenë 5 ligjet e seancës së 7 marsit, votimi i të cilave u anulua nga Sekretariati i Etikës pas kërkesës së Rithemelimit.
Shkak u bë mungesa e kuorumit për votimin e ligjeve.
Mes këtyre ligjeve është dhe ai për zgjatjen me 1 vit të afatit për ligjet për investimet strategjike, një çështje kjo që ka ndodhur debat.
Nga ana tjetër deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kërkuar një interpelancë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro sa i takon ligjit për zonat e mbrojtura.
Sakaq, duket se opozita ka rënë në dakordësi me maxhorancën për amnistinë penale. Bardhi deklaroi votën pro, ndërsa paraqiti edhe 3 propozimet e Rithemelimit. Ai kërkoi që mes të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia të jene dhe protestuesit dhe të përjashtohen zyrtarët e dënuar nga GJKKO.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


