Aulon Kalaja: PD nuk mund të bëjë reformë zgjedhore me Damian Gjiknurin

Ish kandidati i PD, Aulon Kalaja u shpreh se subjekti ku ai bën pjesë nuk mund të bëjë një kod zgjedhor me Damian Gjiknurin, i përfshirë sipas tij në një dosje ku janë vjedhur vota.
Në Off The Record, Kalaja shtoi se përpara reformën, opozita duhet të zbriste në bazë dhe të bisedonte me njerëzit për problemet që kanë.
“Kemi drejtues politik të qarqeve që kanë humbur në listën e mbyllur. Duhet të vendosen njerëz që marrin vota.
Prandaj partia ka disa shkallë që lidershipi duhet t’i vendosë. Zgjedhjet na treguan se duhet të kemi një përballje me realitetin. Kemi nevojë për mentalitet fitues. Na duhen shembuj që fitojnë. Duhet të jemi të pamëshirshëm nëse duam të vijmë në pushtet. Është domosdoshmëri që të qeverisë e djathta, po na ikin njerëzit dhe po godasin familjen. Nuk mund të bëjmë reformë zgjedhore, ky është arnim. Duhet reformë kushtetuese. Ne nuk kemi pyetur njerëzit çfarë problemesh kanë. Shkon ti bën reformë me Damian
Gjiknurin i përfshirë në dosjen ku janë vjedhur vota”, u shpreh Kalaja në A2 CNN.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
