"Australia do shpallë Soros terrorist global"/ Berisha del bllof sërish, përhap Fake News!
Filantropisti miliarder George Soros është shpallur terrorist global nga Australia, të paktën kështu pretendojnë disa përdorues në mediat sociale botërore.
Pretendimi se ai është shpallur terrorist global në Australi shfaqet në postime të shumta në Facebook.
Por një gjë e tillë u hodh poshtë nga qeveria australiane, e cila tha se pretendimi është i rremë.
Departamenti i Prokurorit të Përgjithshëm i tha AAP FactCheck se Soros dhe organizatat e tij nuk ishin të listuara si terroriste.
Por këtyre reagimeve të rreme i është bashkangjitur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një prononcim së fundmi, Berisha e ka konsideruar lajmin si të rëndësishëm, teksa sipas tij nga ka ngurruar as të përshëndesë me mirënjohje vendimin e supozuar të Australisë.
“Dy gjëra së fundmi. Australia po diskuton të shpallë terrorist global Xhorxh Sorosin dhe këtë lajm e jep në Tëitter-in e tij presidenti Donald Trump dhe ky është një lajm shumë i rëndësishëm.
Duke përshëndetur me shumë mirënjohje këtë veprim të Australisë, uroj të finalizohet me sukses sepse në bindjen time më të thellë, ky person në 40 vitet e fundit ka kryer krime monstruoze kundër njerëzimit me kombet Tajlandë, Indonezi, me italianët, britanikët.
Tjetër punë se janë goditur të varfrit dhe të pasurit nuk e kanë pasur kaq problem.
Se ai duhet të ishte me kohë në Hagë. Sidoqoftë, nisma e një vendi që shkëlqen për demokracinë, siç është Australia, shkëlqen për shtetin ligjor është një nismë që e përshëndesim plotësisht si një nismë shumë të rëndësishme”, ka thënë Berisha.
Qeveria australiane ka listuar 30 organizata terroriste , duke përfshirë Hamasin dhe Shtetin Islamik./alfapress.al
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128