Avokati i Berishës nxjerr emrat e deputetëve demokratë që dhanë firmat për Endri Shabanin: Ja "agjentët" e Ramës brenda PD

10 Dhjetor 2025, 11:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Avokati i Berishës nxjerr emrat e deputetëve demokratë që

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka publikuar listat me firmat e deputetëve demokratë që pretendohet se kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Endrit Shabanit për postin e Avokatit të Popullit.

Dokumentet, ku shfaqen emrat dhe firmat e një grupi deputetësh të opozitës, nga Ina Zhupa te Elda Hoti, janë bërë publike në një moment kur Berisha ka akuzuar hapur se Shabani është në një linjë me kryeministrin Edi Rama dhe se ky i fundit po lobon që ai të marrë postin.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Gjokutaj krah dy listave i ka bërë thirrje personave që shfaqen në te duke i ftuar që të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtet për Shabanin, apo nëse bëhet fjalë për një manipulim.

“Personat që shohin emrin në këto lista janë të ftuar të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtetë apo kjo është një lojë! Jo për gjë por ikja e Edi Ramës do të marrë me vete jo vetëm PS por edhe agjentët e tij jashtë PS!

Ndjesë atyre që nuk kanë firmosur apo kanë firmosur pa mendje dhe gjenden aksidentalisht në këtë liste të mallkuar!  Kjo thirrje bëhet nga unë Genci Gjokutaj personalisht dhe i pa autorizuar apo i shtyrë nga askush! Me përgjegjësi ligjore dhe morale”, shkruan Gjokutaj.

Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e cilësuar atë si një lojë të turpshme të “narko-mazhorancës”.

Berisha theksoi se opozita ka tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat e tjera, duke lënë vetëm emrat e propozuar nga vetë opozita, ndër të cilët Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci dhe Dardan Mustafa.

“Ne kemi kandidatura të cilave u besojmë dhe që plotësojnë të gjitha kriteret, por nuk do të marrim pjesë në një votim farsë. Është një akt primitiv dhe i ulët i qeverisë që tregon tolerancën e saj zero,” tha Berisha, duke e cilësuar vendimin e Edi Ramës si një mënyrë për të vendosur një person që nuk ka lidhje me opozitën i cili sipas tij është Endrit Shabani.

Komisioni i Ligjeve u mblodh ditën e djeshme ku kryetari Ulsi Manja bëri të ditur se gjashtë kandidatë kanë plotësuar kriterin ligjor të sigurimit të të paktën 28 firmave të deputetëve.

Bëhet fjalë për Adriana Kalanë, e cila ka marrë 44 firma; Aranita Brahajn me 35 firma; Besim Ndregjonin me 34 firma; Endrit Shabanin me 35 firma; Skënder Halucin me 30 firma dhe Tartar Bazajn me 28 firma, të cilët u vendos që të votohen në seancën plenare të së enjtes.

Avokati i Berishës nxjerr emrat e deputetëve demokratë që

Avokati i Berishës nxjerr emrat e deputetëve demokratë që

Po ndodh...

ide