
Balluku: Së shpejti paraqesim projektin e Hekurudhës së Kombit

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi sot se marrëveshja e nënshkruar sot me Bankën Europiane të Investimeve për financimin e projektit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë vendos një tjetër gur kilometrik në zhvillimin e transportit hekurudhor.
Në një deklaratë për mediet, pas nënshkrimit në Tiranë të marrëveshjes me drejtorin e Bankës Europiane për Investime, Lionel Rapaille, Balluku vlerësoi se ndërtimi i hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, do të bashkojë e ndërlidhë edhe autostradat apo autostradën energjetike që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.
“Të gjithë këta komponentë po plotësojnë një pazëll të transportit hekurudhor, një nga transportet më të rëndësishme për BE-në, duke qenë se ai ofron eficiencë financiare për çdo qytetar dhe nga ana tjetër është miqësor me mjedisin”, deklaroi Balluku.
Zv.kryeministrja informoi se edhe segmenti hekurudhor Tiranë-Durrës është në hapat e fundit të ndërtimit dhe do të dorëzohet brenda këtij viti, duke i lënë vitit 2026 plotësimin e komponentëve të tjerë, atë të elektrifikimit të saj dhe krijimin e stokut të vagonëve dhe lokomotivave që do të operojnë.
Njëkohësisht informoi se gjatë vitit 2025 nis ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, një nga segmentet më të rëndësishme ndërlidhëse të rajonit.
Ky segment sipas saj, përfundon në 2029-ën.
Balluku tha se shumë shpejt do të prezantohet edhe projekti i Hekurudhës së Kombit.
“Në ditët në vijim do të kemi edhe një prezantim të projektit kombëtar, me interes shumë të madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë e Kosovës. Bëhet fjalë për Hekurudhën e Kombit që do të prezantohet në Shkodër, ku do të jetë dhe stacioni nga Shkodra për në Gjakovë”, deklaroi Balluku.
Brenda vitit, shtoi ajo, do të kemi një projekt të plotë të segmentit hekurudhor Durrës-Rrogozhinë, që parashikohet të dorëzohet si vepër në 2028.
Ky segment, vuri në dukje Balluku, do të pasohet edhe nga segmenti Rrogozhinë -Pogradec që do të dorëzohet në 2029-ën.
“Këto projekte strategjike kombëtare dhe rajonale e përafrojnë Shqipërinë akoma më shumë drejt ëndrrës së saj të Bashkimit Europian”, deklaroi zv/kryeministrja.
Nënshkrimi i marrëveshjes për projektin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë përbën një hap tjetër të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës sonë.
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë është pjesë e Korridorit VIII dhe një nga pjesët më të rëndësishme sepse Rrogozhina është pikë ndarëse e trafikut hekurudhor. Ka një rëndësi të veçantë si nyje lidhëse.
Marrëveshja parashikon 62 milionë euro grant për Shqipërinë nga Komisioni Europian.
Vlera totale e investimit shkon 120,5 milionë euro.
Korridori VIII, 172 km i gjatë, është një korridor që nuk i shërben vetëm Shqipërisë. Është një korridor energjetik dhe infrastrukturor, që lidh Italinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe përfundon në Bullgari.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128